Pollo shpjegon afatet e kushteve te Bundestagut

Pollo shpjegon afatet e kushteve te Bundestagut

109
0
Shares

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka shpjeguar afatet qe duhen permbushur per plotesimin e kushteve te Bundestagut.

Pjesa e pare e kushteve thekson ai duhet te jete plotesuar para Konferences se Pare te Anetaresimit dhe nje pjese para Konferences se Dyte.

”Meqë me shumë të drejtë po flitet përditë për kushtet e Bundestagut por jo përherë ato kushte paraqiten në përmbajtje lipset të kujtojmë publikun se 12 kushtet duhet të përmbushen pjesërisht para Konferencës së Parë të Antarësimit (përcakton kuadrin e negociatave) e plotësisht para Konferecës së Dytë të Antarësimit (faktikisht çel negociatat). Kusht kryesor i Konferencës së Dytë janë mbajtja e zgjedhjeve pas kryerjes së reformës zgjedhore. Shkurt e përmbldhtas: 1- pa bërë zgjedhje nuk ka realisht negociata; 2- Negociatat do t’i drejtojë qeveria e dalë nga zgjedhjet”, thekson Pollo.

Më poshtë pasazhi përkatës nga rezoluta e Bundestagut në shqip, gjermanisht e anglisht.


“Bundestagu gjithashtu i kërkon Qeverisë Federale që,

1. Në Këshillin e Evropës më datë 17/18 Tetor 2019 të miratohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë parimisht vetëm me kushtin, që

a) Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojw plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

– Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar.

– Të merret vendim për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019.

b) Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave pwrmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojw plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

– Zbatimi i ligjit për reformen zgjedhore të inicuar

– Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme;

– Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve,

– Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar

– Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar,

– Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive,

– Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY