Kryeministri Albin Kurti e ben te detyrueshem sherbimin ushtarak ne Kosove

Kryeministri Albin Kurti e ben te detyrueshem sherbimin ushtarak ne Kosove

128
0
Shares

Me shumicë votash parlamenti i Kosovës miratoi sot qeverinë e koalicionit ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nderkohe qe Kryeministri i ri Kurti percaktoi edhe prioritetet mes te cilave sherbimi i detyrueshem ushtarak.

Qeveria e re do të drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Kosova u bë me qeveri të re gati katër muaj pas atyre zgjedhjeve dhe miratimi i saj pasoi negociatat e gjata ndërmjet dy partive.

Votimi i sotëm pasoi disa orë diskutime gjatë të cilave partitë në opozitë kritikuan koalicionin e ri qeverisës dhe kryeministrin Albin Kurti.

Duke paraqitur programin dhe përbërjen e kabinetit të tij, zoti Kurti, tha mes tjerash se qeveria e tij do të jetë e zhvillimit dhe punësimit dhe se buxheti i vendit do të arrijë në 3 miliardë euro.

Ai tha se siguria e jashtme do të jetë përparësi e qeverisë bashkë më përgatitjet për anëtarësim në NATO. Zoti Kurti tha se askush nuk do të jetë më i fortë se shteti dhe do të luftohet korrupsioni ndërsa paralajmëroi një proces të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Ai tha se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë.

Qeveria e re do të miratojë ligjin për krimet e luftës dhe gjenocidin dhe do të përgatitet padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e luftës në Kosovë.

Zoti Kurti paralajmëroi edhe reforma në sistemin e arsimit dhe ndërprerjen e “rrjedhjes së trurit”. Ai u zotua për qasje të drejtë në shëndetësi dhe rritjen e buxhetit për këtë sistem.

Zoti Kurti tha se në bisedimet me Serbinë do të përfshijnë çështjen e personave të zhdukur, dëmet e luftës, trashëgiminë e ish Jugosllavisë dhe njohjen e ndërsjellë. Ai tha se qeveria e tij do të vendosë reciprocitetin e plotë me Serbinë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, kritikuan programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar të zotit Kurti, duke vënë theksin tek qëndrimet politike të deritashme të tij.

Qeverinë e re e presin shumë sfida dhe ndër më të mëdhatë është ajo e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e cila refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY