KQZ shpërndan 140 milionë lekë për 6 parti, vetëm PS merr 63...

KQZ shpërndan 140 milionë lekë për 6 parti, vetëm PS merr 63 milionë lekë

85
0
Shares
KQZ-Mbledhja 1 Nentor 2019

Edhe pse vendi është ende në emergjencë natyrore për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, partitë politike nuk kanë hequr dorë nga fondet që jepen nga buxheti i shtetit. Këtë të hënë KQZ ka ndarë 140 milionë lekë për 6 parti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të hënë shpërndarjen e 140 milionë lekëve për partitë kryesore politike. Sipas tabelës PS përfiton rreth gjysmën e fondit, me rreth 63 milionë lekë ndërsa e dyta renditet PD me 39 milionë. Në listë janë përfshirë dhe Libra e PSD.

Fondi ka për qëllim mbështetjen e aktiviteteve politike të partive përgjatë një viti.

Shpërndarja e fondeve

1.      Partia Socialiste e Shqipërisë               63.417.047 lekë

2.      Partia Demokratike                              38.911.877 lekë

3.      Lëvizja Socialiste për Integrim            20.012.797 lekë

4.      Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet       7.447.477 lekë

5.      Lista e Barabartë                                    4.841.667 lekë

6.      Partia Socialdemokrate                          5.369.137 lekë

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY