Dëshmia e burrit që masakroi gruan me thikë: E kishte kthyer shtëpinë...

Dëshmia e burrit që masakroi gruan me thikë: E kishte kthyer shtëpinë në burdello

287
0
Shares

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi sërish vendin tonë, ku një familjar goditi me thike bashkeshorten e tij,duke e lene të vdekur në vend.

Lulzim Cuku, 45-vjeç, u arratis për 16 orë nga vendi i ngjarjes, derisa u dorëzua ne polici, duke treguar se është penduar shumë për krimin e rende.

Ngjarja ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të vegjël, të cilët ndodheshin në dhomën e gjumit, por janë zgjuar nga debati që ishte ndezur mes prindërve të tyre.

DESHMIA 

“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijët e mi ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetëvritesha, por nuk ia dola. Sherri i fundit ndodhi pasi prej kohësh kishim debate. Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda lloj-lloj njerëzish aty. I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi, më thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njerëz të panjohur në shtëpi. Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Mbrëmë (parmbrëmë) situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë. Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, ka deklaruar për hetuesit e Policisë 45-vjeçari.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY