Vijojnë operacionet anti cannabis, i radhes i finalizuar me sukses eshte ai i koduar “DRYING”, ku jane sekuestruar 37 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, dhe jane shpalluar në kërkim 2 shtetas.
Më datë 23.10.2016 nga sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër është finalizuar me sukses operacioni i radhës i koduar “DRYING”.
Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve : * M.K. 25 vjeç, banues në Shkodër, * F.Gj. 23 vjeçe banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku banonin shtetasit e mësipërm (bashkëshortë) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 283 dhe 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/