Rrëzohet avioni që mbante zyrtarët e BE-së, 5 të vdekur

Rrëzohet avioni që mbante zyrtarët e BE-së, 5 të vdekur

52
0
Shares

Të paktën 5 persona kanë vdekur pasi një avion që besohet të ketë qenë me zyrtarë të agjencisë së kufirit të BE-së u përplas në Maltë. Avioni i vogël u rrëzua menjëherë pasi u nis nga Aerporti Ndërkombëtar i Maltës rreth 7.20 të mëngjesit me orën lokale.

Një dëshmitar tha për Times of Malta se avioni sapo u ngrit anoi nga e djathta dhe u rrëzua menjëherë. Në fillim u raportua se avioni mbante zyrtarë të BE-së nga Agjencia Bregdetare e Mbrojtjes Frontex.

Por ishte i menjëhershëm reagimi i Frontex në Twitter ku shkruhet: “Avioni i përplasur në Maltë nuk ishte i dërguar nga ne”. Pamjet e filmuara nga një tjetër avion tregojnë përfshirjen nga flakët të avionit me zyrtarët e BE-së në bord.

Nga kjo tragjedi nuk besohet të ketë të mbijetuar, dhe konsiderohet si aksidenti më i keq ajror i ndodhur në Maltë. Zyrtarët thanë se avioni po drejtohej për në qytetin Misrata në Libri dhe nuk ka një konfirmim të mënjehërshëm të kombësisë së viktimave.

• Momenti i rrezimit

2

avioni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY