PARASHIKIMI/ Si do te ndahen postet mes LDK dhe VV

PARASHIKIMI/ Si do te ndahen postet mes LDK dhe VV

95
0
Shares

Nenkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se koalicioni do të nënshkruhet të dielën, më 2 shkurt.

Megjithese ende e pakonfirmuar besohet se ndarja e posteve ne qeverinë e re të vendit, të cilën do ta udhëheqë kreu i VV-së, Albin Kurti, do të jenë gjashtë ministra nga radhët e partisë së tij dhe gjashte ministra, LDK-ja ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend.

Mësohet se dy partitë kanë vendosur që për postin e presidentit të vendit – mosmarrëveshjet rreth të cilit e kanë bllokuar prej muajsh marrëveshjen mes tyre – të diskutojnë në të ardhmen.

Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë qeverinë të hënën.

Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Nga LDK po qarkullojnë këta emra:

Avdullah Hoti – Zëvendëskryeministër i Parë

Lumir Abdixhiku – Ministër i Infrastrukturës.

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lutfi Zharku – ministër (nuk dihet pozicioni)

Ndërkohë Albin Kurti i ka propozuar emrat e ministrave, ku nuk besohet të ketë surpriza:

Haki Abazi – Zv/Kryeministër të dytë të qeverisë

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë

Besnik Bislimi – Ministër i Financave

Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Arben Vitia – Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit

Glauk Konjufca – Ministër i Jashtëm.

Dorëheqja e Konjufcës nga posti i kryeparlamentari, do i plotësojë kushtin LDK-së për qeverinë Albin Kurtit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY