SHBA dhe BE nuk kanë parë ende paketën “Anti KÇK”, Ish-deputeti: Rama...

SHBA dhe BE nuk kanë parë ende paketën “Anti KÇK”, Ish-deputeti: Rama nuk i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku

105
0
Shares

Pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes deklaruan se nuk janë njohur ende me paketen e ashtuquajtur “KCK”, vjen dhe reagimi i opozitës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama kembenguli per miratimin e kesaj pakete dhe ia doli. Nderkohe,  Genc Pollo ka reaguar ne rrjetet sociale ku shkruan se Edi Rama nuk po i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku.

Pollo liston rastet:

Në dhjetor Edi Rama tha se për ligjin antifjalë ishte marë vesh 100% me OSBE-në. Përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE z. Harlem Désir e përgënjeshtroi një ditë më pas, dhe sërish në janar.
◦ Në 28 janar Edi Rama u kërkoi “autoriteteve italiane” të mohonin ekzistencën e raportit ende konfidencial të policisë italiane i cili dëshmon se në vitin 7 të qeverisë Rama kultivimi i kanabisit u rrit 1200%. Informacioni i plotë mbi raportin u publikua në 27 janar nga RAI3. Autoritetet italiane nuk e bënë këtë deklaratë e prandaj Rama dërgoi vrrik në Itali zv. ministrin e brendshëm Hodaj për të takuar me ngut zyrtarë italianë e për të thënë pas takimeve se raportimet e mediave nuk janë të vërteta. Këtë deklaratë të zv ministrit të tij Rama e shiti në publik si “mohim të ekzistencës së raportit nga autoritetet italiane”.
◦ Prej javësh na thotë se ligjin KÇK , i cili po rezulton një vegël shtesë që banditët në pushtet të kapin ç’të mundin sa pa ikur, e ka kopsitur me amerikanët dhe europianët. Dje si Ambasada e ShBA-së po ashtu edhe Delegacioni i Bashkimit Europian e bënë hasha Ramën edhe në këtë çështje.

Polli shkruan se Rama po kthehet çdo ditë e më shumë në problem e në një pengesë brenda e jashtë vendit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY