FOTO/Formulari që duhet të plotësojë çdo i dyshuar me koronavirus në portin...

FOTO/Formulari që duhet të plotësojë çdo i dyshuar me koronavirus në portin e Vlorës

166
0
Shares

Janë shtuar  masat e sigurisë në portin e Vlorës kundra Korona Virusit. Në ambientet e terminalit të ri është ngritur këtë të shtunë një dhomë e posaçme për kontrollin e pasagjere me kombësi aziatike të cilët dalin ose hyjnë në portin e Vlorës.

Sipas mjekut specialist epidemiolog Neki Halilaj, i cili kryen kontrollet e posaçme për Korona Virus, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar të ndonjë pasagjeri që mund të mbart këtë virus.

Procedurat që ndiqen në rast se do të ketë ndonjë person të dyshuar si mbartës të virusit, sipas tij pacientit në këtë rast i drejtohen pyetje rreth sindromave që shfaq, pasi plotësojnë një formular i nënshtrohen ekzaminimeve me termometër special për të parë gjendjen e temperaturës në trup.

Sipas Ora News, në rast se konkretizohet se pacienti mbart virusin atëherë transportohet me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku mbahet në një dhomë të specializuar dhe aty i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY