Krimi në familjen shqiptare, kush është burri që qëlloi 10 herë për...

Krimi në familjen shqiptare, kush është burri që qëlloi 10 herë për vdekje gruan e tij

287
0
Shares

Eshte publikuar dhe fotoja e çiftit shqiptar që u përfshi në një krim të rëndë në Xhenova të Italisë, ku viktimë mbeti një emigrante shqiptare, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, i cili po ashtu mbeti i plagosur rëndë.

Sipas mediave, viktima quhet Laureta Zyberi, 42 vjeç, kurse autori i krimit është bashkëshorti i saj, Eduart Zyberi, dhjetë vite më i madh se ajo, te cilet kanë qenë prindër të dy fëmijëve.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur gjatë një sherri.Hetuesit dyshojnë se menjëherë pasi i mori jetën gruas, shqiptari tentoi vetëvrasjen.

Alarmin e ka dhënë pronari i cili kur arriti në shtëpinë e tij, pa kufomën 43 vjeçares të shtrirë në tokë dhe, pranë saj, burrin e mbuluar nga gjaku.

Policia e ka vënë në pranga shqiptarin tek i cili ka ngritur dyshimet e vrasjes. Ai ndodhet i shtruar në spital pasi ka një plagë të madhe në bark.

Portali italian shkruan se çifti kishte rreth 25 vite martesë dhe ishin vendosur në Itali që në fillim të viteve ’90.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY