Digjet makina e nënkryetarit të bashkisë Peqin, policia jep detajet pas dy...

Digjet makina e nënkryetarit të bashkisë Peqin, policia jep detajet pas dy ditësh

114
0
Shares
FOTO ILUSTRUESE

Nënkryetarit te Bashkisë Peqin, dyshohet se i është djegur makina nga dy persona. Ngjarja ndodhi natën e të enjtes dhe makina e djegur ishte në pronësi të bashkisë së Peqinit, e cila përdorej nga zëvendëskryetari aktual i kësaj bashkie z. Madrid Sula.

Ishte fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha ai që denoncoi fillimisht rastin, por qe nuk pati reagime duke e zgjatur keshtu rastin deri disa dite pas.

Automjeti tip fuoristradë me targë AA880 DR, ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së nënkryetarit të bashkisë Peqinit pasi kishte pësuar defekt në Kambio.

Sula i cili është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin si dhe drejtuesi i këtij automjeti kishin sinjalizuar për defektin edhe titullarin e institucionit dhe kishin marrë masa për dërgimin e tij në servis.

Njoftimi i policisë për rastin:

Gjatë natës së datës 30.01.2020 ,  në lagjen “Teqe”,  Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyoto”, në pronësi të Bashkisë,  Peqin. Nga veprimet e kryera  nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan , për ngjarje aksidentale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY