Rai 3 i përgjigjet kryeministrit Rama me një tjetër reportazh: Ne konfirmojmë...

Rai 3 i përgjigjet kryeministrit Rama me një tjetër reportazh: Ne konfirmojmë shifrat, policia shqiptare i mohon

137
0
Shares

Ka disa herë që çdo shkrim dhe artikull ne lidhje me Shqiperine, kundershtohet dhe hidhet poshte nga vete kryeministri, por edhe perfaqesuesit e tij. Pak dite me pare, dhe RAI3 nxiu Shqipërinë me reportazhin ku nxirrte te dhena lidhur me kanabisin dhe drogën e mbjellë gjate ketyre viteve.  Kryeministri e quajti si një turp gazetaresk lajmin e Rai 3 përmes një postimi në Twitter në datën 28 janar.

Ndërkohë, më 30 janar Rama sërish bëri një postim në Twitter për këtë çështje duke falënderuar autoritetet e policisë italiane që ndihmojnë në luftën kundër kanabisit, duke përgënjeshtruar lajmin. Ai në postimin e tij i është referuar një lajmi nga agjencia italiane e informacionit Adnkronos.

Por këto deklarata të Ramës nuk kanë ngelur pa përgjigje nga televizioni italian. Përmes edicionit informativ të ditës së premte, gazetarët e Rai 3 janë shprehur se nuk tërhiqen nga ajo që kanë raportuar.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Evropë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane që janë drejtësia dhe liria e shtypit” – thuhet në prezantimin e kronikës së Rai 3.

Në kronikë flitet për procesin e Vettingut, reformën në drejtësi, si dhe lirinë e medias, duke përmendur edhe televizionin e Ramës, ERTV, si një burim të komunikimit politik të kryeministrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY