Regjisori Laert Vasili u kercenua 4 vjet me pare nga Agimi i...

Regjisori Laert Vasili u kercenua 4 vjet me pare nga Agimi i Artë

105
0
Shares

Aktori i Teatrit Kombëtar Laert Vasili I cili mështë goditur me grushte sot sapo ka dalë nga shtëpia e tij që ndodhet në rrugën Shyqyri Ishmi, u kercenua 4 vjet me pare nga partia neonaziste ne Greqi, Agimi I Arte.

Vasili ka jetuar ne Athine prej 20 vitesh dhe u bë i njohur nder te tjera edhe për debatet e tij në Greqi 4 vjet më parë kur teatri ku ai jepte shfaqje u rrethua nga neonazistet dhe klerike fundamentaliste..

Laert Vasili ishte regjisori i pjesës “Corpus Christi”, për të cilën klerikë dhe anëtarë të partisë neonaziste të “Agimit të Artë” krijuan episode dhe trazira, si pasojë e të cilave shfaqja nuk u dha me në skenën e teatrove greke, ndërsa vetë regjisori i kërcënua me jetë.

Ndaj regjisorëve dhe producentëve të kësaj shfaqjeje u ngrit edhe akuza për blasfemi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.10.2016, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, janë referuar materialet në Prokurorinë e rrethit Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga Neni 90 i Kodit Penal, pas kallzimit të shtetasit L. V., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në momentin që ka dalë nga banesa e tij në rrugën “Shyqyri Ishmi”, dyshohet se një shtetas i pa identifikuar e ka goditur me grusht pas koke.

Nga intervismi i kryer, shtetasi L. V., konfirmoj se nuk kishte konflikt me ndonjë person.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, po punojnë për identifikim e autorit të kësaj vepre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY