Pollo: Rama u zbyth perkohsisht, por veshtire te kete shans te kthehet...

Pollo: Rama u zbyth perkohsisht, por veshtire te kete shans te kthehet prape me ligjin antishpifje

71
0
Shares

Ligjet antifjalë u tërhoqën nga votimi por zbythja e Ramës dhe e çetës së deputetëve rilindistë është e përkohshme, theksoi sot ish deputeti i PD, Genc Pollo.

Ligjet në të ardhmen duhet të garantojnë  vetërregulllimin, transparencen e pronësisë etj.,  siç edhe rekomandon Këshilli i Europës, theksoi ai.

“Por me këtë Kuvend kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kjo duhet të ndodhë e do të ndodhë me ndryshimin e mazhorancës.  Gjithësesi një fitore u arrit në sajë të qendrimit opozitar, komunitetit të gazetarëve, organizatave botërore për lirinë e shtypit.

Falenderim edhe për zyrtarët ndërkombëtarë, të cilët  u angazhuan për të kundërshtuar Ramën e të tijat ligjet antifjalë përfshi edhe miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian si David Lega”, perfundon Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY