Vrau në vitin 1997 në Shqipëri, prej 19 vitesh jetonte i lirë...

Vrau në vitin 1997 në Shqipëri, prej 19 vitesh jetonte i lirë në Itali

171
0
Shares

Policia italiane vënë në pranga një shtetas shqiptar 43 vjeçar, bëhet fjalë për Arben Dodaj, i kërkuar prej 19 vitesh me akuzën e vrasjes së një bashkëkombasi të tij. Vrasjen Arben Dodaj e ka kryer në Shqipëri më vitin 1997 e ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 22 vjet burg. Ndaj tij rëndonte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Shqiptari Arben Dodaj pas arratisjes nga Shqipëria kishte krjuar një jetë të re në Itali, në komunën Usmate Velate në provincën e Monzës nën një identitet falls. Ai jetonte me gruan e tij dhe me 2 fëmijë 8 e 5 vjec, por duke mos i njohur ligjërisht nga frika e një identifikimi nga ana e drejtësisë italiane. Arrestimi i tij u bë falë shtimit të kontrolllit të Policisë së Monzës në identifikimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Usmate Velate. Anomalia në familjen e Arben Dodaj ku në certifikatat e lindjes së dy fëmijve vërtetohej se nuk u njihej atësia, bënë që autoritetet italiane të hetojnë mbi këtë person. Falë përgjimit telefonik të bashkëshortes së tij, u bë i mundur identifikimi i shqiptarit të kërkuar prej 19 vitesh për vrasje. Vëllai i Arben Dodaj jetonte pak kiliometra më larg nga ai , në komunën e Brianzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY