FOTO/”Kompania shtetërore Albpetrol fsheh të dhënat”, PD: Vidhet pa pushim për të...

FOTO/”Kompania shtetërore Albpetrol fsheh të dhënat”, PD: Vidhet pa pushim për të pasuruar një grusht klientësh

94
0
Shares

Partia Demokratike ka ndjekur prej kohesh protestat e punonjesve te rafinerive te naftes në Fier, ku nje nder arsyet pse protesojne lidhej me pagesat dhe moskorrektesine.

Nga selia blu, ish-deputeti Luan Baçi ka reaguar duke u shprehur se ka një keqmenaxhim nga Albpetrol, ku kompania shtetërore e naftës fsheh të dhënat për humbjet. Baçi vijon me tutje duke thene se po favorizohen koncesionarët në dëm të interesit publik.

“E vërteta e Albpetrolit është se kompania shtetërore vidhet pa pushim për të pasuruar një grusht pushtetarësh dhe klientësh të tyre. E vërteta është se kompania, që duhet të sillte zhvillim për zonën trajtohet si celulë partiake, ku ka rëndësi punësimi i militantëve dhe largimi i profesionistëve të ndershëm”,-shprehet Baçi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUAN BAÇI

Rreth 1 vit më parë, Partia Demokratike denoncoi keqmenaxhimin e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol dhe të reformës politike në këtë kompani, ku u hoqën profesionistët dhe u mbajtën militantët. Qeveria, siç e ka zakon, u përpoq ta mbysë realitetin me propagandë dhe mashtrime, duke mohuar të vërtetën.

Një vit më pas, Albpetroli ka ndërruar 3 drejtorë me motivationin “rezultate negative”, gjë që konfirmon shqetësimet e ngritura prej nesh. Por, megjithëse ka ndërruar 3 drejtorë në 12 muaj, Albpetrol nuk ka përmirësime.

Ashtu siç pritej, drejtuesja e re e kompanisë shtetërore të naftës Erjola Muka, po rezulton një dështim.

Kompania nuk e ka realizuar planin e nxjerrjes së naftës as me drejtuesen e re, e cila rezulton e paaftë profesionalisht. Ajo është një inxhiniere kimiste mjedisi dhe nuk ka patur më parë asnjë ditë përvojë pune në fushën e hidrokarbureve apo të menaxhimit të një kompanie të ngjashme.

Nga 6 vendburime, në 5 prej tyre nuk realizohet plani. Objektivi është arritur vetëm në vendburimin e Karbunarës, ku plani është vetëm 1 ton, më i ulëti nga të gjithë. Partia Demokratike disponon të dhëna se deri 2 javë më parë, Albpetroli ishte minus 26 tonë naftë në një ditë të vetme, ndërsa 160 puse janë jashtë përdorimit për shkak të difekteve, ku nuk vë dorë njeri.

Për të fshehur dështimin, vjedhjen dhe lehtësirat e paligjshme koncesionarët, kompania shtetërore Albpetrol nuk publikon të dhëna nëse është më fitim apo me humbje. Nuk dihet bilanci i saj, sa janë të ardhurat, sa janë shpenzimet.

Albpetrol ka detyrimin të bëjë publik prodhimin mujor dhe vjetor të naftës. Të bëjë transparencë për sasinë e naftës që eksporton dhe asaj që përpunohet në vend, duke mos vënë të parin interesin e koncesionarëve, por të naftëtarëve dhe të shqiptarëve.

Kompanitë koncesionare kanë detyrim që 50 % të prodhimit vjetor ta perpunojne në vend, por, me miratimin korruptiv të Albpetrolit, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë. Kjo është edhe arsyeja pse prodhimi i naftës mbahet i fshehtë. Kjo marrëdhënie e paligjshme, dhe korruptive mes kompanisë shtetërore të naftës dhe koncesionarëve privatë përbën shkakun kryesor lae rafineritë e nadyës mbeten pa punë dhe punonjësit e tyre pa bukën e gojës.

Përfitoj nga rasti që, në emër të Partisë Demokratike, të mbështes protestën e përsëritur të punonjësve të rafinerisë së Ballshit, që nuk marrin dot rrogat. Ata janë mashtruar për të disatën herë nga kjo qeveri, por problemi i tyre nuk ka për t’u zgjidhur përsa kohë vendi drejtohet nga ata që u shërbejnë okigarkëve, pasurimit të paligjshëm të tyre dhe jo qytetarëve.

E vërteta e Albpetrolit është se kompania shtetërore vidhet pa pushim për të pasuruar një grusht pushtetarësh dhe klientësh të tyre. E vërteta është se kompania, që duhet të sillte zhvillim për zonën trajtohet si celulë partiake, ku ka rëndësi punësimi i militantëve dhe largimi i profesionistëve të ndershëm.

Çlirimi i Albpetrolit nga interesat mafiozë, që punojnë për pushtetarët dhe oligarkët përbën një nga prioritetet kryesore të Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY