VIDEO/Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Voltana Ademit, çfarë pritet të ndodhë me...

VIDEO/Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Voltana Ademit, çfarë pritet të ndodhë me votimet e 30 Qershorit

141
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka pranuar shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga Voltana Ademi si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.

“Është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për bashkëqytetarët shkodranë të cilët me 30 qershor 2019, braktisën masivisht marrëzinë e votimeve farsë.”, ka thënë Ademi.

INTERVISTË PËR MEDIAT LIDHUR ME VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE PËR PALIGJSHMËRINË E “30 QERSHORIT”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga unë si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës për paligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit.Është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për bashkëqytetarët shkodranë të cilët me 30 qershor 2019, braktisën masivisht marrëzinë e votimeve farsë.Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kam dhënë sot një intervistë, të cilën ju ftoj ta ndiqni më poshtë.

Publiée par Voltana Ademi – Faqja zyrtare sur Mercredi 29 janvier 2020

Sipas Ademit, në dosje paraqiten të dhëna dhe fakte që lidhen vepra penale që kanë kryer persona të ndryshëm më 30 qershor, që sipas saj konsiderohen “krime elektorale”, si “shpërdorim i detyrës”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “falsifikim i materialeve zgjedhore dhe rezultateve të zgjedhjeve”, “votim më shumë se një herë, ose pa u identifikuar”, “korrupsion pasiv në zgjedhje”, “braktisje e detyrës së komisionerëve në zgjedhje”, “shpërdorim i autoritetet policor”.

Shqyrtimi dhe vendimi për kalimin ose jo të cështjeve në gjykim bëhet nga tre anëtarë të Kushtetueses. Por për të gjykuar një dosje duhen të paktën gjashtë anëtarë, ndërsa tani janë vetëm katër. Kjo do të thotë se këto dy cështje që deri tani kanë marrë ‘Ok’ për gjykim do të presin zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë që të plotësohet trupa.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY