U kthye nga Kina para 10 ditësh me shenja gripi, ISHP jep...

U kthye nga Kina para 10 ditësh me shenja gripi, ISHP jep detaje për gruan e shtruar në QSUT

150
0
Shares

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se një grua e cila kishte ardhur nga Kina në Tiranë para 10 ditësh dhe kishte shfaqur shenja gripale, nuk është identifikuar e prekur me coronavirus.

“Janë marre masa në pikat kufitare portuale dhe tokësore me ekipe mjekësore dhe epidemiologe që janë në monitorim të situates dhe raportojnë në kohe reale për çdo rast”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ishte prezent në aeroportin e Rinasit.

Aktualisht Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirë përcaktuar dhe funksionon më së miri.

Shqipëria mbetet deri tani nje vend me rrezik të ulët për sa i takon depërtimit të coronavirusit të ri dhe deri tani nuk ka ende asnjë rast të dyshuar me koronavirus.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY