FOTO/7 lëkundje të tjera gjatë natës, garancia që na jep sizmiologu i...

FOTO/7 lëkundje të tjera gjatë natës, garancia që na jep sizmiologu i njohur për këtë lloj tërmeti

115
0
Shares

Pas dy goditjeve relativisht të forta mbremjen e kaluar, Shqipëria ka ndjerë dhe 7 lekundje te tjera gjatë natës te cilat kanë qënë me intesitet me te ulët.

Tërmeti më i fundit ka rënë në orën 7 të mëngjesit dhe epiqendra ka qenë në Korçë. Kryesisht tërmetet që kanë rënë gjatë natës, kanë pasur magnituda më të vogla se 3 i shkallës rihter.

Por, nuk ka vend per panik dhe frikë. Sizmologu Llambro Duni foli sërish në një intervistë për “News24” lidhur me tërmetin  me magnitudë 4.9 të shkallës rihter, shoqëruar nga një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1.

Sizmologu Duni tha se tërmeti i mbrëmshëm ishte një paslëkundje në kuadër të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, për shkak se sipas tij, ka ndodhur në të njëjtin rajon, ku është aktivizuar tërmeti i 26 nëntorit.

“Tërmeti ka ndodhur në të njëjtin rajon që u përfshi më 26 nëntor, kështu që qartësisht është pasgoditje”, tha Duni.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY