DOKUMENTI/Denoncimi i PD: Kampusi Universitar do të jepet me PPP, pas aferës...

DOKUMENTI/Denoncimi i PD: Kampusi Universitar do të jepet me PPP, pas aferës qëndron Erion Veliaj

129
0
Shares

Partia Demokratike ka publikuar vendimin e Këshillit të Ministrave i cili është botuar në Fletoren Zyrtare ku për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës është ngarkuar Bashkia e Tiranës për administrimin e procedurave për dhënien me koncesion/PPP.

PD bën me dije se mbrapa prishjes së godinave në Qytetin Studenti kishte një aferë korruptive, dhe mbas saj fshihet pikërisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Po ashtu Bashkia e Tiranës është kontraktuar për administrimin e procedurave dhe për godinën e Universitetit të Arteve si dhe për korpusin e Policisë së Shtetit të cilat gjithashtu do të jepen me koncesion/PPP.

NJOFTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtëpitë, kudo është dora e tij!

Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY