EMRI/Gati për SPAK dhe një prokuror tjetër, kaloi Vetting-un pa probleme

EMRI/Gati për SPAK dhe një prokuror tjetër, kaloi Vetting-un pa probleme

138
0
Shares

Vijon puna per krijimin e SPAK dhe emerimin e disa prej prokuroreve.  Keshtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë kandidatin për SPAK, prokurorin Anton Martini.

Vendimi erdhi pas dy seancave dëgjimore të  mbajtura me 10 dhjetor 2019 dhe 27 janar 2020.

Martini u hetua nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Gjatë seancës së 10 dhjetorit, relatorja Qirko vuri në dukje se atij nuk i ishin gjetur probleme të figurës, ndërsa edhe pse u tha se i ishin dërguar pyetje sa i përket kriterit të profesionalizmit, nuk u bënë me dije se cilat ishin çështjet për të cilat ishte kërkuar shpjegim.

Ndërkohë, sa i përket kriterit të pasurisë, Martini u përball me disa çështje që dilnin kryesisht nga mënyra se si ai kishte paguar këstet për apartamentin e blerë në vitin 2016 në Tiranë dhe po ashtu disa dhurime nga vëllezërit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY