Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Si ma vuri Shullazi pistoletën në kokë

Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Si ma vuri Shullazi pistoletën në kokë

53
0
Shares

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja kundër Emiliano Shullazit dhe grupit të tij.

Biznesmeni ka treguar në Prokurorinë e Krimeve të Renda se Shullazi e ka kërcënuar me pistolete ne koke përpara noterit.

Kjo ka ndodhur kur ata kishin shkuar në një zyrë noteriale në Durrës, për të regjistruar në emër të Shullazit 20 % të pronësisë se hotel “Vollgës”, siç ishte rënë dakord më parë për shkak se 40 –vjeçari e kishte ndihmuar biznesmenin ta regjistronte pronën në Hipotekë.

Kur po nënshkruanin kontratën, Emiliano Shullazi merr vesh se një pjesë e ish-hotelit është shitur tek familja Kodra për 700 mije euro.

Biznesmeni ka thënë se ai ka nxjerre menjëherë një pistoletë, që e kishte me vete dhe ia ka vënë në kokë, duke i kërkuar paratë e marra nga familja Kodra dhe 10 % të tjera të pronësisë.

Biznesmeni ka pranuar të firmosë për t’i dhënë Shullazit 30 % të pronës dhe të paguajë paratë kesh.

Ai i ka dërguar personalisht rreth 400 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar në 3 çeqe, të cilët janë tërhequr në bankë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, në dhjetor të vitit 2015.

Tërheqja e çeqeve prej tyre është provuar nga prokuroria, në bazë të pamjeve filmike dhe disa dokumenteve të tjera të bankave ku është bërë tërheqja e parave.
Për pjesën tjetër të dëshmisë pritet të merret në pyetje edhe noteri para të cilit ka ndodhur kërcënimi, siç pretendon biznesmeni./tvklan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY