Aktori i njohur: Te dy jane sharlatane te kinemase

Aktori i njohur: Te dy jane sharlatane te kinemase

116
0
Shares

Aktori i njohur Alfred Trebicka i sulmoi ashpër filmat e Ermal Mamqit dhe Bes Kallakut, duke i quajtur sharlatanë të kinemasë.

Trebicka u shpreh se në Shqipëri njerëz pa asnjë lloj formimi dalin e vetëquhen kineastë, ndërsa i bëjnë të gjitha vetë nga regjia, skenarët dhe roli.

Edhe pse refuzoi të përmendë emra, dy filmat e fundit shqiptarë që po trumbetohen në media janë “I love Tropoja” i Mamaqit dhe “Falko” i Bes Kallakut.

“Këtu po ndodh një fenomen jo i këndshëm në atdheun tonë të dashur. Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi dhe thonë unë jam kineast. Fjala kineast është fjalë shumë e madhe. Që të etiketosh dikë apo ti thuash dikujt që je kineast duhet ta pyesësh veten mirë sepse ka një mori komponentësh që duhet të zotërojë një individ që të quhet kineast apo të jetë i tillë.

Vetëshpallen kineastë, nuk dua ti përmend me emra sepse nuk është etike, por po i shohim nga dita në ditë, një film nga ky, një film nga ai dhe thua ore kush është ky që thotë një film ka ky. Ore bëjnë skenarin vetë, regjinë vetë, rolet vetë. Është e pamundur sepse nga historia e kinemasë, nga përvoja ime, vazhdimisht them me vete nëse ka art më të vështirë për tu ekzekutuar është arti i kinemasë, është art kompleks ka të bëjë me imazhin, zërin me mendimin, filozofinë, një mori komponentësh. Një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë do të bëj film,”- u shpreh ai i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Ndërsa pyetjes nëse i drejtohet filmave të fundit që po prodhohen në Shqipëri, Trebicka iu përgjigj: “Po. Edhe vetëshpallen, jam regjisor thotë ai, jam kineast sepse e njoh tregun. Këtu janë keqkuptuar shumë gjëra të tjera. Të bërit kinema apo film nuk është çështje tregu. Ka kapur tregun ky, di se çdo tregu ky, cili treg? Për cilin treg flasin këta? Unë si profesionist do ti quaja sharlatanë këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Dhe trumbetojnë, kanë ca mjete, kanë gjetur ca burime financiare që ata e dinë, punë e tyre as hyj dhe as nuk më intereson fare. Ti mund të kesh aftësinë për të gjetur këtë por deri këtu, kur vjen puna për të nivelin profesional që do një vepër siç është filmi artistik “ndalu beg se ka hendek” tha ai, të lutem.”

Ndërsa shtoi se ka heshtur deri më sot, por tashmë e ka të pamundur pas sipas tij të vetëshpallurit kineastë janë bërë si viruse të frikshme.

“Jam skeptik dhe për njëfarë kohe kam heshtur dhe skam dashur të merrem me këtë gjë, por është e pamundur janë bërë si gripet, viruset e frikshme. Them o Zot ku po shkojmë sepse kjo është e tmerrshme, reklama pa fund, shitje pa fund,”- përfundoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY