Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Gjermani, si e mori infeksionin...

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Gjermani, si e mori infeksionin 33-vjeçari

250
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë e Bavarisë në Gjermani ka konfirmuar rastin e parë me sëmundjen e koronavirusit në këtë vend.Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga rajoni i Shtarnbergut.

Gazeta BILD shkruan se gjermani e ka marrë virusin nga një grua kineze, e cila po vizitonte Gjermaninë si e ftuar në një kurs trajnimi të kompanisë Webasto.

Pacienti në Gjermani është nën monitorim të rreptë mjekësor dhe totalisht i izoluar.Nën monitorim janë edhe 40 personat, me të cilët dyshohet se ka pasur kontakte.

Shokues është fakti se i prekuri nga sëmundja ishte në punë edhe të hënën. Autoritetet po shqyrtojnë se me kë ka pasur ai kontakte. Po ashtu po kërkohen të gjithë njerëzit që kanë pasur kontakte me gruan e infektuar kineze. Ajo ishte në Gjermani nga data 19 deri 23 janar.

Deri tani ne Evrope, raste te konoravisurit u raportuan ne France me tre viktima dhe i fundit rast ne  Gjermani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY