13 vjet më parë, Khalil Rafati ishte i pastrehë, i varur nga heroina dhe jetonte në lagjen famëkeqe të Skid Row. Ai ishte i dobët, i sëmurë me ulçera dhe peshonte vetëm 48 kg. Sot është multi-milioner.
Rafati është pronari i Sunlife Organics, një kompanie lëngjesh frutash që nga Malibuja është përhapur në gjashtë vende të ndryshme në Los Anxheles. Në vetëm 5 vjet, Rafati, që tani është 46 vjeç, ka krijuar një perandori lëngjesh frutash të krijuar nga pijet të cilat ai i krediton si shpëtimtaret e jetës së tij.
Kur Rafati fillimisht arriti në Los Anxheles, çdo gjë i shkoi më mbarë nga sa kishte planifikuar. Rafati e gjeti suksesin shpejt duke nisur biznesin e tij pas kohërave të errëta që kaloi me luftën ndaj varësisë ndaj drogës.
Ai gjithashtu i ka shpëtuar edhe sulmeve me armë që i janë bërë në shtëpi për marrëveshje të prishura droge. Tani ai është rikuperuar totalisht duke e kthyer jetën e tij të varfër në jetë luksoze.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/