Kadare feston sot 84-vjetorin e lindjes, ripropozohet sërish për çmimin “Nobel”

Kadare feston sot 84-vjetorin e lindjes, ripropozohet sërish për çmimin “Nobel”

105
0
Shares

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, sot feston 84-vjetorin e lindjes. Ndërkaq Akademia e Shkencave ka mbledhur sot tryezën “Kadare dhe letrat shqipe” ku ka  ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel”.

Ismail Kadare është lindur më 28 janar të vitit 1936 në qytetin e Gjirokastrës – qyteti që është bërë shpesh subjekt i veprave të ndryshme letrare të tij, por edhe qyteti që mbajti peshën kryesore për krijimet e mëtejshme letrare. Pasi kreu shkollën fillore dhe gjimnazin, universitetin Kadare e ka kryer në vitin 1958 në Tiranë. Nga viti 1958 deri në vitin 1960, Kadare i vazhdoi studimet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë.

E gjithë krijimtaria letrare e shkrimtarit, përmes këtyre dekadave nuk është ndalur dhe duket se vija e finishit do të jetë çmimi i madh e i shumëpritur nga të gjithë: Kadaresë i duhet një Nobel.

Ismail Kadare nuk është vetëm shkrimtari më i madh i letërsisë shqiptare, por edhe një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore. Vepra e tij është ndër më të përkthyerat e një autori: në mbi 45 gjuhë botërore. Me njohjen dhe rrëfimin e tij, Kadare e ka afirmuar kulturën shqiptare në botë.

Në vitin 1996, ai u zgjodh anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë, duke zëvendësuar filozofin anglez me prejardhje austriake, Karl Popper. Ndërsa nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ftesë në studio”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, “Darka e gabuar”, etj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY