‘Me “ishallah” nuk garantohet dot siguria kombëtare’, Fuga propozon planin që realizohet...

‘Me “ishallah” nuk garantohet dot siguria kombëtare’, Fuga propozon planin që realizohet për 6 muaj

78
0
Shares

Siguria kombëtare eshte e vetmja çështje e cila në Shqiperi vijon ende të diskutohet, dhe te mos jete gati. Pas alarmit të termeteve, ku dy prej tyre e kane goditur dhe vendin tone, e vetmja gje per te cilen qeveria dhe çdo instancë duhet te fokusohet është siguria.

Në një postim në “Facebook”, akademiku Artan Fuga shkruan se “duhen regjistruar dhe bërë gati të përdorshme të gjitha mjetet e rënda në zotërim të privatit dhe mijra njerëz me kurse e trajnime, që në kohë normale janë në punë të vet, kurse në ditë katastrofash mobilizohen si një trup i vetëm”.

Sipas tij, një projekt i tillë, te cilin ai e prezanton mes pikash, mund të realizohet për gjashtë muaj, ndryshe njerëzit do të vazhdojnë të luten “Ishallah nuk bije më!”.

Mesazhi i Fugës:

Kombet e fuqishme dhe me besim te vetja përgatiten për tërmetet dhe dukuritë e tjera katastrofike.

Kombet e dobët e presin tërmetin me lutjen e kotë: Ishallah nuk bije më!

Ose më keq akoma : Ishallah bie andej tutje!

Ose : Ishallah kjo binaja ime mban!

Ose : ishallah bie por nuk vritem!

Ose : ishallah mbulohem me rrënoja por më nxjerrin qentë e lagjes!

Ose me rrena gjeologësh që kanë cof me kohë dhe nuk kanë asnjë teknologji moderne për të kapur sinjalet : U qetësua toka, nuk bie më aq i fortë! A thua se Toka është pijaneci i lagjes që pasi pi nja tre a katër gota bën sherrin e vet dhe pastaj të nesërmen qetësohet si deti pas fortune.

Ose : ishallah tani i bie brezit tjetër!

Të gjitha shpresa të kota, dëshira njerëzish të pafuqishëm!

Ne duhet të përgatitetmi për tërmetin tjetër sikur ai të binte mos them sot, por nesër.

Unë propozoj planin që e siguron kombin duke rregjistruar dhe bërë gati të përdorshme të gjitha mjetet e rënda në zotërim të privatit dhe mijra njerëz me kurse e trajnime, që në kohë normale janë në punë të vet, kurse në ditë katastrofash mobilizohen si një trup i vetëm.

Ne nuk mund të pranojmë që njerëzit ishin nën rrënoja dhe asnjë pothuajse makineri e rëndë nuk u mbobilizua fuqishëm që në orët e para për të shpëtuar njerëz.

Mjetet e rënda të privatit me një mijë falenderime për të në kohë katastrofash janë përkohësisht pasuri kombëtare si e mirë publike.

Nuk di administrata jonë ta ndërtojë këtë strategji?

Unë jam gati ta dezajnoj, por duhet një studim i hollësishëm, shumëdisplinor, nevojiten mjete dhe mbështetje. Por, me vullnet të mirë realizohet si projekt brenda gjashtë muajsh!

Përndryshe : ishallah nuk bie!Lutuni milet!Se ju dëgjon tërmeti dhe zbutet si Qenan K. që pasi pi, bën sherr, nis e qan i butë si mace pasaniku!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY