Pengmarrja në Kamëz/RENEA rrethon Shijakun, deri tani dy të arrestuar

Pengmarrja në Kamëz/RENEA rrethon Shijakun, deri tani dy të arrestuar

164
0
Shares
foto ilustruese

Kanë dalë detajet e para të super operacionit të RENEA-s gjatë mëngjesit të sotëm në Shijak.

Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit në kompleksin Golden të vëllezërve Hajri në Shijak janë ndaluar dy persona, të cilët akuzohen për një pengmarrje të bujshme gjatë ditëve të fundit në vend.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare por burimet thanë se operacioni mund të ketë lidhje me marrjen peng të shtetasit Jan Prenga. 49 vjeçari u mor peng 10 ditë më parë nga disa persona pas një konflikti në rrugën ‘Londër’ në Kamëz.

Operacioni i Forcave RENEA ka nisur në orët e para të mëngjesit, vijon ende. Rreth orës 12: 30 u informua se janë ndaluar dy persona.  Dyshohet se pengmarrja ka lidhje me aktivitetin e vëllait të Prengës në Angli.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY