Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar drejtuesit te saj në qarqe duke nisur kështu përgaditjet për fushatën zgjedhore.
Lista e re e kordinatorëve nuk ka shumë ndryshme vec atij të Vlorës, ku është larguar Koco Kokëdhima duke u zevëndësuar me Damian Gjiknurin. Nuk dihet kordinatori I Lezhes, por personi ne hije qe drejton PS atje eshte Arben Ndoka. Keshtu Mimi Kodheli qe zyrtarisht ishte kordinatorja e Lezhes, eshte transferuar ne Diber.
Për qarkun Tiranë është vendosur që drejtues të jetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërkohë që në Durrës, Vagjush Dako, në Fier, Gramoz Ruçi, në Vlorë Diamian Gjiknuri, në Shkodër Ditmir Bushati. Ndërkohë që qarqet Dibër, Berat, Elbasan, Kukës, Gjirokastër do të drejtohen përkatësisht nga Mimi Kodheli, Blendi Klosi, Taulant Balla, Ilir Beqja dhe Bledi Çuçi.
Në mbledhjen e grupit të PS, kryetari Rama ka urdhëruar që deputetët të shtojnë takimet me bazën, si dhe te angazhohen ne proceset e legalizimeve. Ndërkohë që Rama ka qenë më i rreptë sa i takon angazhimeve politike të deputetëve. Ai ka thënë se të gjithë deputetët, që do të duhet të largohen nga Shqipëria, do të duhet më parë të marrin leje tek kreu i grupit parlamentar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/