Dënohet me burg “gylenisti” turk, ja sa do qëndrojë në qeli

Dënohet me burg “gylenisti” turk, ja sa do qëndrojë në qeli

101
0
Shares

Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën për shtetasin turk të arrestuar pak muaj më parë në Rinas, Selami Simsek, i cili dyshohet se është mbështetës i Fetullah Gylen.

Sipas informacioneve të fundit, organi i Akuzës ka kërkuar dënimin e Simsek me një vit e gjashtë muaj burg.

Por, gjykata ka pranuar kërkesën e turkut për gjykim të shkurtuar, çka bën që atij t’i ulet një e treta e masës së dënimit, duke e çuar përfundimisht pretencën e Prokurorisë në 1 vit burg.

Avokati ka kërkuar dënimin e tij me masën e paraburgimit dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

“Nuk jemi dakord me masën e dënimit. Nuk ka rrethana rënduese për klientin tim. Ai ka rreth 6 muaj në burg dhe ka reflektuar, duke treguar çdo gjë. Ai është baba i dy fëmijëve të mitur. Ne kërkojmë dënimin e tij me masën e paraburgimit dhe lirimin e tij të menjëhershëm. Nëse gjykata nuk bindet për këtë kërkesë, kërkojmë shërbim prove”, tha avokati.

Selami Simsek u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit në Shqipëria në Turqi. Bashkë me mikun e tij Harun Çelik , ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY