Zhhbëhet amnistia, Ahmetaj del nga fjala: Nuk ka falje të detyrimeve

Zhhbëhet amnistia, Ahmetaj del nga fjala: Nuk ka falje të detyrimeve

63
0
Shares

Nuk ka më shpresë për faljen e një pjese të rreth 1.1 miliardë dollarë detyrimeve të pas 2012-s, siç u tha në korrik, përkundrazi, ato do të mblidhen me forcë..

Çdo ditë që kalon, propozimit të korrikut të financave për falje fiskale po i hiqet nga një element, duke e zhbërë pothuajse tërësisht atë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka qenë i prerë sot, pas pyetjeve të përsëritura të gazetarëve për faljen fiskale. “Nuk ka falje të detyrimeve”, ka përsëritur dy herë ai. “Nga viti 2010 deri në vitin 2014 do të ketë lehtësi për ata që paguajnë detyrimin e plotë. Kush paguan detyrimet do të ketë lehtësi në interesa dhe në gjoba, ndërsa ata që nuk e paguajnë do t’i mblidhet detyrimi me forcë me anë të gjithë instrumenteve”, tha sot Ahmetaj, i cili u shfaq i acaruar nga kjo pyetje që iu bë nga mediat, pasi doli nga Komisioni i Ekonomisë, ku u diskutua për draftin e ri të procedurave tatimore.

Drafti paraprak i faljes fiskale, i propozuar në korrik me bujë të madhe nga financat, parashikonte faljen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2011 dhe pas këtij viti do të falej 30% e detyrimit dhe gjobat e kamatëvonesat për ata që paguanin pjesën tjetër prej 70% të detyrimeve.

Në shtator, drafti i faljes u la pezull, pas kundërshtimeve të FMN-së, e cila kërkoi me forcë që të fshiheshin vetëm ato detyrime që ishin të pamundura për t’u mbledhur dhe të bëhej maksimumi për të arkëtuar detyrimet e mbledhshme. (Reinke i FMN: Nëse amnistia nuk bëhet si duhet do ndikojë negativsht tek të ardhurat)

Financat nuk kanë dalë ende me një draft të ri, por Ahmetaj ka zbuluar disa nga detajet, ku tashmë do të fshihen vetëm detyrimet deri në 2010-n , ndërsa nga 2010-2014 do të ketë falje gjobash e kamatash për ata që shlyejnë detyrimin e plotë (jo falje 30% të detyrimit nëse paguan pjesën tjetër siç ishte në variantin e parë). Nuk është ende e qartë se çfarë do të bëhet me gjobat masive që u vunë nga sistemi në qershor 2016. Ahmetaj ka thënë se do falen vetëm gjobat e vëna gabim për administratorët e vetëm, ndërsa në këtë perudhë, morën gjoba dhe bizneset që kishin deklaruar punonjësit brenda ditës (sipas ligjit duhet t’i kishin deklaruar 24 orë përpara), të nxitur nga vetë tatimorët gjatë perudhës së aksionit kundër informalitetit.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY