Policia greke ka sekuestruar 17 kg marijuanë në Selanik. Operacioni është zhvilluar në një banesë në Sikies.
Në pranga ka rënë një grek 44-vjeç, ndërkohë që në kërkim u shpall një shqiptar 50-vjeç. Droga ishte ndarë në 17 pako me peshë 17 kg 371 gram.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një automjet që shërbente për transport.
Kujtojme se diteve te fundit, disa operacione me ndihmen e DEA-s amerikane janë finalizuar ku jane sekuestruar sasi te medha droge, kryesisht kokainë dhe heroinë.
Gjate një deklarate për shtyp, mbrëmjen e së shtunës, drejtuesit më të lartë të policisë helene, deklaruan se shkatërrimi i kësaj organizate kriminale, i dha një goditje fortë trafikut të kokainës në zonën e Ballkanit.
Sipas burimeve policore greke, kreu i organizatës është 41 vjeçari, Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/