VIDEO/Rama kërkon mbështetje tek Merkel, kush e shoqëron kryeministrin në Berlin

VIDEO/Rama kërkon mbështetje tek Merkel, kush e shoqëron kryeministrin në Berlin

120
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e tij me kancelaren gjermane Angela Merkel në kuadër të organizimit të konferencës së donatorëve që do të mbahet në datën 17 Shkurt, dhe ku pritet të grumbullohen ndihma për tërmetin e 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë.

Takimin e ka paralajmëruar vetë kryeministri shqiptar, i cili gjatë ditës së djeshme shkruante në rrjetet sociale: “Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt”.

Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla; Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj; këshilltari i tij, Endri Fuga dhe disa përfaqësues të tjerë.

Pas takimit mes dy krerëve të qeverive pritet të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Merkel dhe Rama do ti përgjigjen interesit të gazetarëve.

Pavarësisht se takimi është fokusuar kryesisht te çështja e tërmetit, jashtë diskutimeve nuk do të mbetet padyshim dhe ecuria e Shqipërisë me prioritetet e vendosura nga Bundestagu.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/603375603790382/?t=0

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY