Rikthehen lëkundjet e forta? Sizmiologu flet për tërmetin e natës së kaluar

Rikthehen lëkundjet e forta? Sizmiologu flet për tërmetin e natës së kaluar

186
0
Shares

Shqiperia, kryesisht zona e Durresit dhe Tiranës u godit nga një tërmet i cili kishte lekundje që eshte ndjerë dhe nga disa banorë. Sipas IGJEUM, lëkundja ishte e magnitudës 3,6.

Ndërkaq, Sizmologu Llambro Duni qetësoi qytetarët për tërmetin e regjistruar në orën 02:40 të natës së kaluar. Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmologu Duni tha se lëkundja e mbrëmjes së kaluar është në kuadër të paslëkundjeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Sipas sizmologut, nuk është e mundur që në ditët në vijim të kemi lëkundje me magnitudë më të fortë.

“Është në kuadrin e paslëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet”, tha sizmologu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY