Detajet e vrasjes se Gentian Kases, e gjeti gruaja pak ore me...

Detajet e vrasjes se Gentian Kases, e gjeti gruaja pak ore me pas

199
0
Shares

Gentian Kasa, një shqiptar 43 vjeç, u gjet i vdekur nga gruaja e tij kur ai nuk telefonoi si cfo here pasi te hynte ne qelite e burgut ku vuante denimin. Ai po kthehej në burgun Rebibbia pasi kaloi ditën jashtë duke qenë në një regjim gjysmë lirie. E shoqja ka gjetur trupin e pa jetë në një trotuar pasi doli ne kerkim kur nuk pergjigjej ne telefon.

Ata kishin një zakon: përpara se ai të futej në qeli, i telefononte asaj që të mos shqetësohej. Katër të shtëna me pistoletë, një në fytyrë, e kishin vrarë atë më herët rreth orës 11:00.

Në vendngjarje, përveç policisë nga komisariati lokal, punonjësve shëndetësorë, ndërhyri edhe skuadra Rome Mobile, e koordinuar nga Luigi Silipo. Gentian Kasa është një njeri i njohur për ligjin italian.

Në fakt, ai ishte arrestuar nga policia për drogë në vitin 2011 dhe nga Guardia di Finanza i Romës dhe Ankona në vitin 2014. “Kam dëgjuar shpërthime, por nuk besoja në të shtëna me armë”, thanë disa dëshmitarë.

Gazeta italiane La Stampa thekson se pista kryesore e hetimit është ajo e drogës.DRONI.al, JOQ  dhe lastampa.it

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY