“Drejtorë bankash që luajnë bixhoz me kursimet e qytetarëve”

“Drejtorë bankash që luajnë bixhoz me kursimet e qytetarëve”

77
0
Shares

Deklarata që bëri sot Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Gerd Hoxha gjatë një takimi me zyrat përmbarimore në Tiranë mund të ketë tronditur jo sistemin bankar shqiptar.

Gjyqtari i njohur i ka akuzuar ata për shpërdorim të parave të qytetarëve por pa përmendur rrugën të cilët ata ndjekin për të përdorur privatisht paratë e depozituara në banka.

“Ka plot vendime gjyqsore për njerëz në banka me lidhje me klientët për procedura dhe afera korruptive. Ashtu sikurse ka edhe drejtues bankash, dhe për ta ka vendime që jane të dashuruar me këto lojrat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve” citohet Hoxha nga newsbomb.al gjatë takimit për problematikën e kredive të këqija organizuar nga Dhoma e përmbaruesve privatë.

Kreditë e keqija në banka janë rritur sërish muajt e fundit duke kaluar nivelin e 21 për qind. Ekspertë mendojnë se ndër të tjera niveli i lartë i kredive të këqia ka ardhur edhe për shkak të korrupsionit në banka. Rreth 65 borxhlinj të mëdhenj të bankave nuk kthejnë paratë duke përbërë më shumë se gjysmën e borxhit total që kanë ndaj bankave.

Shqipëria aktualisht renditet në vendin e parë të rajon për kreditë e keqia duke lënë pas edhe Serbinë që konsiderohej si vendi më problematik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY