Kokaina e kapur ne Greqi, reagon policia shqiptare

Kokaina e kapur ne Greqi, reagon policia shqiptare

193
0
Shares

Ka reaguar edhe policia shqiptare pasi nje sasi rekord kokaine, rreth 1.2 tonë, e nisur nga Amerika e Jugut, është sekuestruar mëngjesin e djeshëm gjatë një operacioni të menaxhuar nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës në Greqi.

Deklarata e policise:

Ne Atika të Greqisë u finalizua një tjetër goditje e madhe ndaj grupeve të organizuara që merren me trafikimin ndërkombëtar te drogës. Ky është një nga çeshtjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

Në këtë operacion Policia e Shtetit shqiptar mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime pro-aktive që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në identifikimin e personave të organizatës, roleve te tyre individuale dhe në mënyrën e funksionimit të organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të identifikohen dhe konstatohej plotësisht përbërja dhe veprimtaria e saj. Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit është duke kryer detyrat e saj në  bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale,” bëri të ditur policia.

Gjashtë shtetasit shqiptarë që tashmë janë arrestuar janë: Sandër Pemaj e Maksim Preçi, kushërinj, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj dhe Lek Doda. “KOKA” E GRUPIT Sandër Pemaj, që dyshohet nga Policia greke si kreu i bandës, është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, që trafikonin heroinë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë.

Pemaj, së bashku me disa shqiptarë të tjerë dhe disa marokenë, janë kapur në një kompleks turistik në Greqi në fshatin bregdetar Astakos pranë qytetit të Agrinjos, i cili ndodhet në afërsi të rrugës Athinë-Kakavijë. Banda kishte marrë aty disa dhoma me qira ku kishin fshehur drogën. Pas ndërhyrjes së Policisë greke që e ka zhvilluar operacionin në bashkëpunim me DEA-n amerikane janë kapur 1 ton e 180 kilogramë kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një “Kallashnikov”.

Sandër Pemaj dhe Marjan Kola, i cili u vra nga Policia greke në vitin 2013 pas arratisjes nga burgu bashkë me disa shqiptarë të tjerë, ishin akuzuar nga Policia greke në vitin 2009 për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar, që më pas rezultoi të ishte vrarë nga Policia.

Pemaj në atë kohë kishte marrë leje 8-ditore nga burgu i Larisës, më datën 27 nëntor 2009 dhe nuk u kthye. Sipas të dhënave, ai ishte dënuar me 26 vjet burg për shumë grabitje. Ndërsa Marjan Kola ishte arratisur nga Komisariati i Thivës disa ditë para ngjarjes.

Atë e kishin transferuar nga burgu i Grevenasë për t’u gjykuar në Thivë. Nga të dhënat që mblodhi Policia pas hetimit të bërë në atë kohë, u arrit në përfundimin se shqiptari ishte arratisur duke përdorur një armë që kishte fshehur një shoku i tij brenda në rajonin e Policisë.

Arma ishte futur në tualet dhe në një moment, emigranti i cili ishte në proces gjyqi, kishte kërkuar leje për të shkuar për të kryer nevojat personale dhe që andej ka dalë me armë në dorë, duke u arratisur. Ai ishte arrestuar në 21 janar të vitit 2007 në Selanik dhe akuzohej për 37 grabitje në banka dhe posta. Nga këto, 14 ishin kryer në zonën e Atikës në Greqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY