Rrëfimi i sinqertë i Blendi Fevziut: Përfituam nga momenti, mbeti vendi bosh

Rrëfimi i sinqertë i Blendi Fevziut: Përfituam nga momenti, mbeti vendi bosh

69
0
Shares

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka treguar sot se si familja donte ta bënte doktor kur mbaroi shkollën e mesme por ai nuk ka pranuar duke studiuar për letërsi. Në një takim të mbajtur në Universitetin Evropian të Tiranës, ai ka treguar se ka qenë një nga gjimnazistët me notat më të mira të Tiranës dhe se prindërit kërkonin që të studionte për mjekësi pavarësisht dëshirës së tij për ndjekur letërsinë.

“Kur unë isha gjimnazist, isha një nga gjimnazistët që në nivelin e notave isha më të mirët në gjimnazet e Tiranës. Kisha fituar një konkurs nivel rajonal letërsie, kisha një lloj njohje dhe arrita të botoja dy-tre shënime të shkurtra në atë që quhej shtypi qendror i profilizuar, pra letrar, dhe kisha ndërmend të studioja për letërsi. Do studioja gjithmonë nëse do ma jepnin sepse nuk varej vetëm nga unë, ishin dhe problemet që lidheshin me raportet biografike, politike të familjes etj. që në atë kohë vendosnin. Unë kërkoja patjetër letërsi, ndërkohë që prindërit e mi më kërkonin patjetër të zgjidhja diçka që të ishte shumë më stabël. Thonin ‘ti po merr letërsi, por letërsia nuk është zanat. Pse nuk merr një degë që të jetë zanat. Të përpiqemi të shkosh në mjekësi, sepse mjeku është gjithmonë më i nderuar’. Ata përdornin dhe një argument që ishte gjysmë shaka: ‘edhe tek tolloni nuk rri në radhë doktori se e njohin”, rrëfeu Fevziu.

Drejtuesi i “Opinion” kujtoi një bisedë me shkrimtarin Orhan Pamuk, i cili gjithashtu kishte rrëfyer se si prindërit donin ta bënin mjek. Por, ashtu si në rastin e Fevziut edhe të Pamuk, dëshirat e prindërve për t’u dhënë fëmijëve një profesion të sigurt përkundër talentit dhe pasionit të tyre për gazetarinë e letërsinë, doli e gabuar.

Fevziu më tej u shpreh se, “karriera varet shumë nga fati, rrethanat, momenti” dhe tregoi se si ndryshoi fati i tij.

“Gjatë kohës që unë isha në gjimnaz, aftësitë e mia nuk hynin shumë në punë, sepse pavarësisht që isha një nga nxënësit më të mirë të shkollave të mesme më pengonte fati, që ishte më këtë rast një biografi problematike për familjen time. Pra, fati ishte kundër meje për të patur një të ardhme me më shumë mundësi se sa moshatarët e mi dhe në aftësi nuk e kisha këtë defekt. Në momentin që unë mbarova shkollën, në vitin e fundit, ndryshoi gjithçka dhe ky fat që ishte problematik për mua deri në atë moment u kthye i gjithi në një avantazh. Një pjesë e madhe e brezit tim që sot janë shumë të njohur kanë përfituar nga fati ndoshta dhe më shumë se sa në rrethana të tjera dikush tjetër. U krijua një vakum, u ndërrua një strukturë e plotë shoqërore dhe politike e Shqipërisë. U hapën ose u strukturuan institucione dhe mënyra të tjera të funksionimit të shoqërisë dhe këto krijuan hapësira për të gjithë të rinjtë që në ato momente filluan të nisnin karrierën e tyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY