FOTO/Denoncimi i Rezistencës Rinore: Po japin para për fushata denigruese ndaj të...

FOTO/Denoncimi i Rezistencës Rinore: Po japin para për fushata denigruese ndaj të rinjve protestuesë

125
0
Shares

Në një tjetër reagim të Rezistenca Rinore vëmendja perqendrohet tek studentet, ndaj te cileve, ka nisur nje fushate.

Denoncimi i radhes vjen per emisionin e brendshem te ‘Zona e Lirë’, ku sipas Rezistencës Rinore, studentet e ftuar dje ne kete emision, janë konsideruar si perfaqesues te partive politike, gje qe Rezistenca Rinore e quan te pavertete dhe pa rendesi per aktivistet e saj.

E gjitha kjo sipas postimit te tyre eshte nje lloj plani i cili po paguhet mire nga ata qe ne fakt duhet te jepnin para per sherbimet ndaj studenteve dhe jo per t’i denigruar.

Zjarrfikesit e Rames, te cilet kane per detyre te futen dhe te intimidojne çdo te ri qe proteston, kane filluar nje fushate virtuale kunder disa prej aktivisteve tane. Kjo fushate tenton tu veshe te rinjve 20-22 vjeçar atribute politike qe nuk i kane. Preferenca politike e secilit prej aktivisteve eshte çeshtje private, e cila per ne nuk ka asnje vlere. Per sa kohe asnjeri nuk eshte as i zgjedhur dhe as drejtues forumesh politike. Te pretendosh se 20 vjeçari ka axhende politike kur del dhe proteston per tarifen e larte apo konviktin e rrenuar nuk eshte gje tjeter veç sherbim ndaj qeverise. A thua se argument i tij bie nese ky i fundit eshte demokrat, lsi-st apo socialist me bindje. A thua se rinia duhet ndare ne kategori dhe bindje politike qe te meritoje te flase publikisht per hallet e veta. Keto barriera jane sjellje te sistemeve totalitare qe merren me folesin dhe jo me ate qe thote populli. Keto sherbime virtuale po paguhen mire nga ata qe duhej te jepnin para per arsimin dhe jo rregullime zyrash, çartera dhe shpenzime luksi apo fushata denigruese ndaj te rinjve protestues.

Nuk ka shpifes ne bote qe ndalon te rinjt te hedhin ne kosh ate ligj arsimi te mbrapshte.
Bashke me studentet, prinderit, pedagoget dhe shqiptaret do ia dalim te heqim ligjin ose te heqim Ramen. Ne nuk presim me! Pasi te kemi mbledhur firmat, nese qeveria nuk e heq ligjin, ne do te rifillojme protestat ne te gjithe vendin deri sa te largojme Ramen bashke me Ligjin e Arsimit. Ky eshte vendimi yne, i cili nuk varet nga askush perveç nesh. Politika eshte e lutur te gjeje zgjidhje dhe jo te fuse turinjt ne kerkesat tona. Nuk ka me asnje pakt te ri, as dialog dhe as marreveshje. Duam Universitet me kushte normale. Nese qeverite nuk kane para per rinine le te ikin njera pas tjetres deri sa kjo gje te zgjidhet. Ne jemi e ardhmja dhe meritojme sherbime me te denja. Zoti i bekofte studentet”,-thuhet ne postimin e tyre ne rrjetet sociale.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY