Një ngjarje e rende raportohet nga qyteti i Kavajës, ku një foshnjë ka ndërruar jetë ne menyre te pakuptueshme, ndersa kane nisur hetimet. Burime nga Spitali i Kavajës bëjnë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm.
Më pas prindërit e tij, në orën 07.00 janë paraqitur në spitalin e Kavajës për të marrë skedën e vdekjes gjë që nuk kanë mundur ta marrin dot.
Mjeku i familjes, ai që ligjërisht firmos e vulos skedën e vdekjes nuk e ka lëshuar atë pa mësuar shkakun e vdekjes gjë që reflektohet edhe ne skedë.
Në këto kushte foshnja është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit(pasi Kavaja nuk e ka një të tillë)ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/