Vrasja e Vilsonit në Astir/Autori zbulon të kaluarën e tij para gjykatës:...

Vrasja e Vilsonit në Astir/Autori zbulon të kaluarën e tij para gjykatës: Dy vite më parë jam marrë peng

419
0
Shares

Sot mbahet seanca gjyqesore ndaj Noel Dishit, personit te dyshuar per vrasjen e Vilson Tafçiut. Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar.

Dishi sot ka dalë para gjykatës dhe ka treguar se ai ishte marrë peng 2 vite e gjysmë më parë, në Durrës. BalkanWeb shkruan se Dishi ishte mbajtur në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë.

Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda, por me shkrirjen e tyre dosja i kalua në prokurorinë e Durrësit. Ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin. Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafçiu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.

Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën’. Më pas edhe me shau.Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra’,– tha Dishi.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY