Planet për martesë me ish-deputetin, Rudina përgjigjet shkurt dhe qartë

Planet për martesë me ish-deputetin, Rudina përgjigjet shkurt dhe qartë

151
0
Shares

Aktorja e humorit ka vendosur të japë sot intervistën e saj të parë tek Rudina.

Lidhur me të gjitha ngjarjet në jetën private dhe ndarjen nga ish-partneri, Rudina u shpreh: “

”Asnje ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe bashkëshorti im ndërtuam një familje plot me ëndrra, por fati e deshi të mos funksiononte. Ndaj zgjodhëm të divorcoheshim. Nuk po funksiononte më, çifti nuk po funksiononte. Po sidomos kur ka një fëmijë në mes është më e vështirë. Unë dhe ish-bashkëshorti morëm ndihmë të specializuar për mënyrën se si t`ia shpjegonim vajzës”.

Ndersa lidhur me raportin me Markun dhe vendimin për ta bërë kaq shpejt publike, Dembacaj tregoi se nuk kishte pse ta fshihte dashurinë.

“Unë dhe Marku bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Pse duhet ta fshihja dashurinë? Ndihemi shumë mirë me njeri-tjetrin. Ne njihemi prej shumë kohësh, por s`e kishim menduar ndonjëherë se do kishim diçka. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë, ishte periudhë delikate për të. Unë isha single dhe ndodhi që u dashuruam”, u shpreh Rudina.
Ajo pohoi se marrëdhënia është zyrtarizuar dhe është bërë familjare, ndërsa më tej zbuloi marrëdhënien me 3 fëmijët e Markut.

“Ata kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do jem ndonjëherë afër nënës, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Kam zgjedhur një rrugë të vështirë, se nuk është e lehtë që fëmijëve që kanë humbur nënën dhe prindërve të tij me zemër të lënduar t`u kthesh buzëqeshjen. Unë e kam bërë. Sa herë u drejtohem fëmijëve të tij, mendoj si do doja që t`i drejtohej dikush fëmijës tim. Ne tashmë jemi një familje”, përfundoi Rudina.

Ndërsa pyetjes nëse do të martoheshin, ajo ju përgjigj duke u shprehur: “Sigurisht që po”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY