(Sadomazokizëm)Rama e flaku por Kokëdhima i qëndron besnik

(Sadomazokizëm)Rama e flaku por Kokëdhima i qëndron besnik

49
0
Shares

Koço Kokëdhima ka deklaruar se i qëndron besnik Edi Ramës pa argumentuar rreth këtij qëndrimi ndërkohë që Kryeministri pasi e përjashtoi nga parlamenti e ka larguar edhe nga të gjitha strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Kokëdhima tha se nuk preferon të flasë për çështje personale dhe miqësore në lidhje me Kryeministrin.

“Nuk i përkasin tavolinave mediatike. Mos prisni që unë të flas për raportet personale dhe miqësore as me z. Rama dhe me askënd. Janë marrëdhënie personale, marrëdhëniet politike janë çështje tjetër. Nuk duhet të prisni që unë të flas për çështje personale dhe miqësore me Ramën. Mos prisni që të flas kundër miqve të mi”, u shpreh Kokëdhima.

Dialogu:

A është Rama miku juaj?

Është miku im dhe do të mbetet miku im. Unë jam njeri besnik dhe nuk zhgënjej asnjë mik në jetë dhe nuk do të zhgënjej sa të jem gjallë.

Pse është zhgënjyer me ju z. Rama?

Nuk jam unë personi që duhet të më pyesni për këtë gjë.

Pse jeni prishur me z. Rama?

Unë nuk bie në këto grackat e tua z. Blendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY