VIDEO/ Bari, kapen 700 kg marijuanë me vlerë 5 milionë euro, vinte...

VIDEO/ Bari, kapen 700 kg marijuanë me vlerë 5 milionë euro, vinte nga Shqipëria

56
0
Shares

Mbi 700 kg marijuanë janë sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia italiane e provincës së Barit.  Lënda narkotike sapo ishte zbarkuar nga një mjet lundrues me prejardhje nga Shqipëria identifikuar gjatë natës nga një helikopter i rojes bregdetare italiane.

Pasi kishte mbërritur në tokë ngarkesa e drogës është transportuar me automjet drejt një vile në komunën Torre a Mare në provincën e Barit. Forcat italiane të rendit kanë ndjekur në fshehtësi tërë lëvizjet e transportimit të drogës e në orët e para të mëngjesit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin italian Renato Colasuonno, 64 vjeç , një trafikant i njohur droge e i dënuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Ndaj tij rëndon akuza etrafikut ndërkombëtar të drogës dhe aktualishtgjendet në burgun e qytetit të Barit deri në pritje të procesit gjyqësor. Sipas informacioneve të para të policisë italiane, ky operacion antidrogë ka nisur pas mesnatës, kur helikopteri i Rojes bregdetare të Barit ka identifikuar në mes të detit mjetin lundrues me një person në bord e i ngarkuar me thasë të dyshimtë.

Forcat italiane të rendit kanë ndjekur në fshehtësi tërë lëvizjet e mjetit lundrues, Sapo mbërritur në tokë lënda narkotike është transportuar në një vilë të braktisur në komunën Torre a Mare të provincës së Barit, raporton Ora News.

Italiani 64 vjeçar Renato Colasuonno është arrestuar në flagrancë, dhe mbit rwndwnon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike. Në treg marijauna e sekuestruar do të kapte vlerën e 5 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY