VIDEO/Denoncimi i PD nga Burreli: 7 kilometra për të shkuar në shkollë...

VIDEO/Denoncimi i PD nga Burreli: 7 kilometra për të shkuar në shkollë dhe 7 kilometra për t’u kthyer ne shtëpi

86
0
Shares

Kjo është rruga që përshkojnë në këmbë çdo ditë një grup fëmijësh për të shkuar në shkollë. Një denoncim, ky qe vjen nga Partia Demokratike, diten e sotme.

Sipas selise blu, ata nisen të vetëm, pa shoqërues të rritur nga fshati Plani Bardhë për në fshatin Kloskatund, ku gjendet shkolla.

Ish deputeti i zonës Xhemal Gjunkshi i shoqëroi nxënësit e vegjël në rrugëtimin e tyre për të denoncuar me fjalët e vetë fëmijëve braktisjen nga qeveria dhe bashkia të këtyre fëmijëve.

“Gjatë rrugës duke ardhur nga Burreli për në Peshkopi, në afërsi të Qafë Dushkut, pash tetë fëmijë të vegjël nga mosha 5 deri në 10 vjecc të cilët të cilët po shkonin në shkollë. Nuk e kuptoj se si këta fëmijë mund të lëvizin në këto kushte, në këtë terren që është kaq i vështirë, që të lëvizin vetëm, pa një mjet transporti. Është e pa tolerueshme ku këtu terreni është shumë i vështirë, ka edhe kafshë të egra. Të mos presim që të ndodhë një fatkeqësi dhe qeveria të kujtohet për të siguruar transportin e këtyre nxënësve. Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama, që të marrë masa urgjente për sigurinë e trasnportit të këtyre nxënësve të cilët udhëtojnë në një terren mjaft të vështirë dhe në kushte mjaft të vështira të motit”, tha Gjunkshi.

/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY