Si prostituta shqiptare e mori në qafë 62-vjeçarin, pasi investoi në bizneset...

Si prostituta shqiptare e mori në qafë 62-vjeçarin, pasi investoi në bizneset e saj hyn telashe me policinë

123
0
Shares

Një grua shqiptare në Belgjikë tani rrezikon burg dhe nje gjobe te majme, pas akuzave te renda te ngritura nga Prokuroria.

HISTORIA

Sipas raportimeve të mediave belge, një burrë 62-vjeçar nga Koksijde, së bashku me katër persona të tjerë, duhet të përgjigjet para gjykatës së Bruges për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Marc B., tani 62 vjeç, ra në dashuri me një prostitutë vite më parë dhe investoi në shtëpi publike, ku ajo u bë pronare. Burri dhe gruaja shqiptare tani rrezikojnë një dënim me më shumë se 1 milion euro gjobë dhe burg.

Punësimet e paligjshme

Akuza na çon pas në vitet 2013-2015. Sipas prokurorisë, jo gjithçka ishte ashtu siç raportohej te autoritetet nga shtëpitë publike të 37-vjeçares Elisabeta R, në distriktin ‘Hazegras’ në Ostend. Belgia “Het Laatste Nieuës” raporton se: Marc B. fillimisht ishte një klient i 37-vjeçares shqiptare, por më pas ra në dashuri me të.  Kur ajo filloi të drejtonte një biznes vetë, ai vendosi të investojë në bizneset e të dashurës së tij të re. Ai jo vetëm që operonte dy shtëpi publike, por gjithashtu akuzohet se punësoi prostituta në një shtëpi përgjatë “Parklaan” në Bredene dhe në një apartament në “Luikstraat”, në Ostend. Midis 19 Dhjetorit 2013 dhe 16 Dhjetorit 2015, 95 prostituta dyshohet se janë punësuar aty.

Sipas prokurorit publik, punësimet nuk ishin të ligjshme. Sipas akuzës, Marc B. dhe Elisabeta R janë fajtorë për trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzimin e prostitucionit dhe falsifikimin e dokumenteve. Prokuroria pretendon se të dy kanë falsifikuar dhe fletë-pagesat e punonjëseve. Marc B. dhe Elisabeta R. rrezikojnë secili 2 vjet burg dhe gjobë prej 570,000 eurosh.

Përveç Marc B. dhe Elisabeta R., një 44-vjeçar nga Bredene është gjithashtu i pandehur. Ai i dha me qira çiftit shtëpinë e tij në Parklaan për një muaj dhe rrezikon 18 muaj burg për këtë. Gjithashtu u kërkua burgim nga 15 dhe 10 muaj për një burrë dhe grua shqiptare që ofronte “shërbime urgjente”. Seanca e radhës gjyqësore zhvillohet më 26 shkurt.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY