Ndodh dhe kështu! Burri në Tiranë godet policin se e gjobiti

Ndodh dhe kështu! Burri në Tiranë godet policin se e gjobiti

195
0
Shares

Në Shqiperine e vogel ndodhin pafund ngjarje, shume prej tyre dhe të çuditshme. Një 41 vjeçar është arrestuar pasi goditi policin e patrullës që e ndaloi dhe e gjobiti.

Ngjarja është shënuar në aksin  rrugor Teg – Liqeni Artificial dhe njoftimi për arrestimin e tij u mësua sot.

“Gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor.”

Arrestimi është bërë nga Komisariatit Nr. 1 dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY