Në Itali, shqiptari rrëmben 2 infermiere, njërën e përdhunon në makinë

Në Itali, shqiptari rrëmben 2 infermiere, njërën e përdhunon në makinë

42
0
Shares

Mediat italiane raportojnë se një i ri shqiptar, i cila mësohet se është i sëmurë mendor, ka rrëmbyer dy infermiere në një Qendër të Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë.

Shqiptari 19-vjeçar, Enriges Kavalli ka marrë peng dy infermieret, ku njërën prej tyre e ka plagosur në qaf me thikë dhe më pas e ka përdhunuar në një makinë pranë qendrës “Arcobaleno”, ku kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Një prej infermierëve ka mundur që të njoftojë policinë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e të riut shqiptar.

Pasi përdhunoi infermieren, 19-vjeçari ishte fshehur në pyll në Avexano. Ndërkohë infermierja e plagosur është dërguar menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY