Zbardhet dëshmia e të riut që ekzekutoi shokun në Astir, ku u...

Zbardhet dëshmia e të riut që ekzekutoi shokun në Astir, ku u fsheh dhe arsyeja e krimit

188
0
Shares

Eshte zbardhur nje pjesë e dëshmisë te te riut qe vrau me arme Vilson Tafçiun. 

Në dëshminë e tij para uniformave blu, një ditë pas dorëzimit, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna. Më tej, i riu ka thënë se është larguar pas krimit dhe është fshehur në një hotel në Kavajë.

Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek artisti per ta takuar. Nuk kam paur si qellim ta vras. Une levizja gjithmone me arme me vete. Kur e takova ai me shau nga nena. U ndjeva shume i ofendur per shkak te maredhenies qe kishim pasur. Une e kam marre ne shtepi nuk duhet ta thoshte kete gje. U nervozova dhe e qellova. Pas krimit jam larguar dhe kam qendruar ne nje hotel ne kavaje. Jam shume i penduar per krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve, sipas dosjes të publikuar nga BW.

Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY