Thellohet skandali për lirimin e Dokles, gazetari zbulon detaje: ”Ben Qimja” përdori...

Thellohet skandali për lirimin e Dokles, gazetari zbulon detaje: ”Ben Qimja” përdori si ‘karrem’ financierin e tij të besuar

435
0
Shares

Lirimi i Endrit Dokles pak ditë më parë nga burgu, bëri bujë dhe pse ende nuk dihet plotesisht shkaku i lirimit.

Gazetari Flamur Vezaj, zbulon se në të vërtetë pas lirimit të Dokles qendron Arben Isufaj, i njohur ndryshe dhe si Ben Qimja. Ky i fundit pavarësisht se është akuzuar për vepra tërënda penale si vrasja apo trafikimi i drogërave të forta, ka arritur që ti shpëtojë drejtësisë me vetëm disa vite burg.

Ai zotëron një sërë biznesesh në qytetin e Fierit, dhe Agim Çako duket të jetë thjesht një vartës i tij, që siç thotë Vezaj kujdeset për financat e Isufit.

Ndërkohë gazetari denoncon heshtjen e institucioneve, që sipas tij kanë mbyllur sytë përpara lirimit të Dokles, dhe të gjitha akuzat që janë ngritur nga ministrja e Drejtësisë, janë drejt gjyqtares Enkelejda Hoxha, dhe jo ndaj vartësve të saj në burgje.

Postimi i Vezajt:

Ben Qimja “punesoi” Indrit Doklen

Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja” punesoi Endrit Doklen si punetor ndertimi! Kontrata e kompanise “Mateo Konstruksion” qe figuron ne emer te Agim Çakos (qe eshte i besuari dhe financieri i Ben Qimes) mundesoi lirimin para kohe te Indrit Dokles!

Kjo kompani ka leshuar nje kontrate punesimi fiktiv per Indrit Doklen si punetor ndertimi me nje rroge prej 350 mije lekeve, qe gjyqtarja ta liroi me kusht Doklen per pese vitet e ardhshme! Pra per lirimin e nje krimineli investon nje kriminel tjeter i cili ia mbushi mendjen gjykates se nje vrases do te punoje te kompania e tij si punetor ndertimi thene ndryshe hamall!!!

Kjo praktike me kontrata fiktive eshte perdorur edhe per Lulzim Berishen ne Durres ndersa nuk ka munguar “ndihma” Ben Qimes edhe per uljen e denimit te burgimit te perjetshem edhe per Dritan Dajtin bashke me nje tjeter biznesmen te njohur ne fushen sportive!

Ndersa institucionet edhe ne kete rast, mbyllen nje sy e nje vesh me “arsyetimin” se pas lirimit, Indrit Dokle do t’i paguaj shtetit tatime e sigurime shoqerore si punetor krahu!!

Vec kesaj kontrate, qe ndikoi ne lirimin e tij, nje rol te rendesishem ka luajtur edhe drejtori i burgut dhe ai i sherbimi te proves qe jane ne varesi te Ministrise se Drejtesise! E kjo e fundit ashtu si rastet e tjera, kujtohet pas lirimeve duke i faturuar pergjegjesin tek te tjeret!

Puna_ka_po_profesionistet_jane_ne_burg

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY